Pasi mbaroi nata e parë e spektaklit më të famshëm në Itali “Sanremo 2018” u hap lajmi se një ndër këngët më të votuara dhe më të preferuara nga publiku ishte e kopjuar.
Bëhej fjalë për duetin e këngëtarit me origjinë shqiptare Ermal Meta dhe italianit Fabrizio Moro ku u tha se kënga ishte e ngjashme me “Silenzio” të Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.
Të dyja këngët ishin bërë nga i njëjti autor dhe kjo mund të ishte arsyeja.
Por, vetëm pak minuta më parë zv. drejtori i Rai1 doli në një deklaratë për shtyp ku tha se dyshja do të vazhdojnë garën.
https://www.youtube.com/watch?v=58fdkMUwwBo
“Nuk ka asnjë eleminim të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros sepse kënga nuk është një plagjiaturë”.
“Autori është i njëjtë dhe ai vetë ka deklaruar se mund të risjellë këtë vit një këngë të njëjtë, por të ripunuar. Për këtë arsye dyshja Ermal dhe Fabrizio janë në garë dhe nuk ka asnje rrezik eliminimi, ka thënë drejtori i Rai1.
Ermal Meta dhe Fabrizioi Moro konsiderohen favoritë për ta fituar festivalin San Remo 2018. /Blitz/