Këngëtari shqiptar që jeton në Itali, Ermal Meta, është prekur mjaft nga tragjedia që ka mbuluar Shqipërinë javën e fundit.
Ai është sensibilizuar si gjithë shqiptarët duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.
Ermali ka thënë se i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, transmeton KP.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur”.
“Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit”.
“Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël”, ka shkruar Meta në një postim.