Telegrafi

Ermal Krasniqi shpallet “ylli i javës” në BKT Superligën e Kosovës

Foto: FFK.com

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 11-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Ermal Krasniqi i FC Ballkani

23-vjeçari i portokallezinjve nga Suhareka, Ermal Krasniqi, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.

Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i Javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndanë Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT në Fushë Kosovë dhe Festa Hajdari, Retail Senior Specialiste në degën e BKT në Gjilan.