Ermal Krasniqi ka vazhduar me formë të mirë, duke realizuar gol në fitoren e Cluj ndaj UTA Arat.
Cluj vazhdon të jetë në luftë për titull dhe kjo fitore e mban në hap me vendin e parë.
Zhvillohej minuta e 15-të, kur Krasniqi me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës shënoi për 1-0.
Krasniqi 🇽🇰 was involved in yet another goal from a cross to Janga, but unfortunately it was disallowed by VAR due to a soft ‘foul’ in the buildup..pic.twitter.com/Q7h24nMpkP
— Romanian Football (@RoFtbl) March 2, 2023
Ai luajti deri në minutën e 92-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Cluj është në vendin e dytë me 59 pikë, dy më pak se Farul Constanta që është lider. /Telegrafi/