Ermal Krasniqi është kthyer në formën më të mirë prej se këtë dimër kaloi te Rapid Bukuresht.
Sulmuesi anësor është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesorë të Rapidit me golat dhe asistimet e tij.
Krasniqi në ndeshjen që po zhvillohet shënoi golin hapës në minutën 52-të për 1-0.
Por vendasit menjëherë pas tre minutash arritën të barazonin rezultatin me Adel Bettaieb për 1-1.
Ky ishte goli i tretë për Krasniqin në pesë ndeshje të luajtura këtë sezon për Rapidin, ku ka edhe një asistim. /Telegrafi/