Telegrafi

Ermal Krasniqi: Ndeshja e parë që luajtëm bashkë, jam gati për hapin e madh

Miqësorja ndaj Ishujve Faroe u shfrytëzua edhe për t’iu dhënë mundësinë lojtarëve më të spikatur të Superligës së Kosovës.

Njëri prej tyre, Ermal Krasniqi, futbollist i Ballkanit, beson se ka ardhur momenti të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar në kampionat më të fortë.

“Një vit shumë i mirë, mendoj se edhe me Ballkanin kemi bërë paraqitje shumë të mira. Trajneri e ka parë që është e Arsyeshme që të ftojë edhe lojtarë të kampionatit të Kosovës”.

“Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, na kanë pritur shumë mirë. Ndeshja e parë që kemi luajtur bashkë, por mendoj që kemi luajtur mirë, me pak fat mund të kishim fituar”.

“Hapi i madh në karrierë? Mendoj që jam gati dhe shpresoj të bëhet kjo gjë”, ka thënë Krasniqi.