Telegrafi

Ermal Fejzullahu shijon pushimet me familje në rivierën turke

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen e tij.

Këtë gjë ai e ka bërë përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i lumtur pranë më të dashurve të tij.

Për pushime, ata kanë zgjedhur rivierën turke, teksa janë akomoduar në një nga resortet luksoze të qytetit Belek.

“Ju uroj të gjithëve të kaloni sa më mirë kudo që jeni nga unë dhe familja ime”, ka shkruar Ermal Fejzullahu në mbishkrimin e njërës prej fotografisë.

Ndërsa ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Ariana, e cila gjithashtu ka publikuar një fotografi të ëmbël të çiftit në rrjetet sociale.

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa shfaqen shpesh herë bashkë në rrjetet sociale.

Javë më parë, ai publikoi këngën e tij më të fundit në bashkëpunim me Bes Kallakun, të titulluar “Daja”, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/