Telegrafi

Ermal Fejzullahu me veshje të njëjtë me këngëtarin kosovar Dorandd në klipin e ri (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Nora Istrefi.

Një klip mjaft interesant, ku edhe veshjet me stil nuk munguan, bën që projekti “Hije” të marrë menjëherë vëmendjen e publikut.

Lexo po ashtu Premierë: Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi publikojnë këngën e re “Hije” (Video)

Por, nëse shikojmë me vëmendje në një nga skenat e klipit, Ermal Fejzullahu ka të veshur një pallto të hirtë, e cila nuk duket të jetë ediçka që publiku e sheh për herë të parë.

Ermal Fejzullahu në klipin e ri “Hije”.

Një pallto të tillë kemi patur mundësinë ta shohim edhe disa ditë më parë në klipin e ri të artistit Dorannd dhe Labinot Tahirit.

Dorandd në klipin e ri “Ti e din”.

Koiçidencialisht ata kanë veshur të dy të njejtin model palltosh, në klipet e tyre të reja. /Telegrafi/