Telegrafi

Ermal Fejzullahu tregohet i sinqertë: Gruaja ma kontrollon telefonin ku ta gjen

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai i është përgjigjur 10 pyetjeve të përzgjedhura nga fansat, të cilat lidheshin kryesisht me jetën private të tij.

Fejzullahu kujtoi se si është rrahur njëherë nga i ati, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, kur ishte vonuar shumë kur kishte qenë 14-vjeçar, por që në përgjithësi kanë qenë shumë të rralla rastet kur është rrahur nga babai.

Ndërkohë, njëra ndër pyetjet më interesante ishte ajo nëse bashkëshortja e tij, ia kontrollon telefonin herë pas here.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe duke u treguar i sinqertë dhe i buzëqeshur, Ermali u përgjigj: “Ku te gjen, e kontrollon”.

Një i tretë e pyeti këngëtarin Fejzullahu gjithashtu nëse ka pasur të dashur para gruas së tij, Arianës, dhe i njëjti u përgjigj duke thënë: “Sigurisht që po, sepse nuk më ka gjetur në xhami gruaja ime”.

Ermali nuk hezitoi të flasë edhe për kilogramët e tepërt, duke treguar se aktualisht i ka 112 kilogramë, dhe së përton paska që të shkojë në palestër, duke thënë se preferon që të shkojnë të tjerët në vend të tij. /Telegrafi/