Telegrafi

Ermal Fejzullahu shijon pushimet në Turqi bashkë me Arianën

Këngëtari shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, javë më parë u bënë prindër për herë të katërt.

Çifti, të cilët janë të martuar prej vitesh, gëzojnë një jetë të lumtur familjare me prezencën e katër fëmijëve, Artit, Erës, Bunës dhe Anës.

Lexo po ashtu Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt

Ndërkohë, dyshja së fundmi janë duke shijuar disa ditë pushimi në Turqi, gjersa kanë zgjedhur një nga vendet më të bukura atje – Kapadokia.

Është vet gruaja e Ermalit, Ariana, e cila ka ndarë një fotografi pranë këngëtarit Fejzullahu, duke mos vënë asnjë koment më shumë.

Të veshur me plot stil e me një pamje të mahnitshme, prindërit e rinj të showbizit kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Ariana, përveç se njihet si gruaja e Ermalit, së shpejti do të fillojë me biznesin e saj personal, i cili ka të bëjë me modën.

Për dallim nga kjo e fundit, 31-vjeçari është shumë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/