Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka nisur prej disa ditësh pushimet me familjen e tij.
Ai si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur një nga vendet atraktive të Turqisë, më saktësisht Bodrumin.
I njëjti duket se po kalon kohë të mirë, teksa në rrjetet sociale nuk munguan as imazhet e videot e ndryshme.
Së fundmi, ka qenë Ariana Fejzullahu, ajo e cila ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortit të saj.
Ndërkohë, pushimet e dyshes së famshme vijnë pas disa ditëve që kaluan në jug të Shqipërisë.
Sa i përket projekteve muzikore, “Për një dashuri” mban titullin projekti i fundit i Ermalit, të cilin e ripërpunoi në bashkëpunim me Butrint Imerin. /Telegrafi/