Këngëtari i njohur i estradës, Ermal Fejzullahu, është mjaft aktiv në muzikë me koncerte e projekte të shumta. Ai tashmë ka mbledhur fansa gjithandej dhe pëlqehet për këngët e tij, gjersa vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar në tregun tonë muzikor.
I njëjti pas një vere të angazhuar, ka nisur pushimet me bashkëshorten dhe fëmijët, ku si destinacion ka zgjedhur një nga resortet më luksoze në Greqi.
Ermali po ashtu është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi me bashkëshorten, të cilët duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Lumturia është në rrugë”, ka shkruar ai krahas imazhit.
Nga ana tjetër, dyshja së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të katërt, pas tre fëmijëve që kanë (Artit, Bunës dhe Erës). /Telegrafi/