Telegrafi

Ermal Fejzullahu publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e tij

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, e njëherësh edhe shumë i kërkuar.

Fjala është për këngëtarin Ermal Fejzullahu, i cili aktualisht është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndonëse publikon imazhe dhe video të llojllojshme për fansat e tij.

I njëjti gjatë ditës së sotme (e martë), ka sjellë disa fotografi nga arkiva, duke përkujtuar kohën kur ishte fëmijë.

Ermal Fejzullahu kujton kohën kur ishte fëmijë (Foto: Instagram)

Më saktësisht, këngëtari Fejzullahu ka publikuar në InstaStory disa fotografi të rralla nga fëmijëria e tij, ku shfaqet mjaft i lumtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermal Fejzullahu

Megjithatë, Ermali nuk ka ndryshuar edhe aq shumë pasi duket i njëjtë edhe tani që është rritur.

Ermal Fejzullahu kujton kohën kur ishte fëmijë (Foto: Instagram)

Përkundër kësaj, 31-vjeçari vazhdon të jetë shumë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga Ermali mban titullin “M’ke harru” në bashkëpunim me Ledri Vulën, që në YouTube ka kaluar shifrën e 6.7 milionë klikimeve. /Telegrafi/