Telegrafi

Ermal Fejzullahu prezanton veturën luksoze që ia bëri dhuratë bashkëshortes

Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu (Foto: Instagram)

Ai është njëri prej muzikantëve më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar dhe falë karrierës së bujshme ka arritur të ketë edhe përfitime mjaft të mëdha.

Fjala është për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, i cili lirshëm mund të thuhet se është ndër më të kërkuarit në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore.

Dhe këtë herë duket se artisti shqiptar ka bërë një investim tejet të madh, ndërsa prezantoi veturën luksoze që ia bleu bashkëshortes së tij, Arianës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, ku ka zbuluar ndër të tjerash se vetura që ia ka dhuruar Arianës është e tipit ‘Land Rover Range Rover Velar’ që kalon shifrën e 90 mijë eurove.

Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu me familje shijojnë pushimet e para për vitin 2020 në Ishujt Maldive

Një të tillë, Ermali ia dhuroi bashkëshortes para disa muajve por që tani siç shihet ka zgjedhur të rifreskojë automjetin e saj.

Ermal Fejzullahu (Foto: InstaStory)

Ndërkaq, Ermali dhe Ariana janë të martuar për më shumë se një dekadë dhe tanimë kanë katër fëmijë së bashku. /Telegrafi/