Telegrafi

Ermal Fejzullahu prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së tij në Brezovicë

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Ermal Fejzullahu, është një nga emrat më të diskutuar në mediat vendore dhe jo më kot.

Ai njihet për jetën luksoze që bën, të cilën nuk heziton që ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale.

Së fundmi, i njëjti ka publikuar disa imazhe të reja në InstaStory, ndërsa zbulon një tjetër investim në Brezovicë.

Ermal Fejzullahu prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së tij në Brezovicë (Foto: Instagram)

Siç duket, i ka prezantuar fansat me disa nga ambientet më të veçanta të shtëpisë, ku 31- vjeçari kalon një pjesë të madhe të kohës.

Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu shijon pushimet luksoze në Puerto Rico

Nuk ka dyshim se këngëtari ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet, për një shtëpi ‘përrallore’ falë talentit në muzikë dhe të ardhurave të mëdha që fiton nga ajo.

Ermal Fejzullahu prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së tij në Brezovicë (Foto: Instagram)

Përkundër viteve, Ermali vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe mjaft i kërkuar në tregun tonë, këngët e së cilit shndërrohen menjëherë në hite. /Telegrafi/

Ermal Fejzullahu prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së tij në Brezovicë (Foto: Instagram)