“Për një dashuri”, kënga që u pëlqye nga i madh dhe i vogël, por që shërbeu gjithashtu si një trampolinë për të arritur majat e suksesit në karrierën muzikore.
Nuk besojmë që ka nevojë për prezantim, por kaq ju mjaftoi besojmë për ta kuptuar se po flasim për Ermal Fejzullahun. Është e pamundur që të lexojmë diçka të keqe për të, pasi është ndër këngëtarët që e pëlqejnë të gjithë.
Ermal Fejzullahu ka qenë sot i ftuar në “Thumb” për të na treguar më tepër për projektet e radhës, por gjithashtu nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për rolin e tij si një baba dhe bashkëshort. Ai e cilëson si çelësin e suksesit të tij, fakti që ka bërë shumë pak këngë, por ato pak që ka bërë është përpjekur të bëjë më të mirën.
“Ndoshta unë nuk kam bërë shumë këngë, por ato që kam bërë i kam bërë mirë”, tregon Ermali.
Edhe bashkëshortja e tij, ka fituar dashurinë e publikut, ajo pëlqehet shumë për stilin e saj të të veshurit, dhe numëron plot 128 mijë ndjekës në Instagram.
I pyetur nëse është xheloz, për ndjekësit e shumtë që ajo ka, Ermali është shprehur se nuk e shqetëson aspak kjo gjë, por sigurisht ajo nuk “guxon” që t’u bëjë “follow” djemve.
“Unë jam shqiptar, dhe nuk jam fanatik. Ne jemi pjesë e showbizit, po unë e di se kë kam grua, ajo pëlqehet shumë, shumë vajza e duan stilin e saj. Madje ne po mendojmë që të hapim një dyqan rrobash. Nuk bëhem xheloz, madje më pëlqen që e duan shumë, po normal ajo s’guxon që t’u bëjë follow djemve”, u shpreh Ermali.