Telegrafi

Ermal Fejzullahu ka disa fjalë për Dafina Zeqirin (Foto)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu duket se nuk mban fare inate me kolegët e tij, madje ruan një miqësi shumë të mirë me shumicën prej tyre.

Njëra ndër koleget më të mira të këngëtarit është Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar së fundmi projektin e saj të ri “Four sesons”, me të cilin synon tregun ndërkombëtar.

E mesa duket ky sukses i ka rënë shumë në sy Ermalit, i cili ka vendosur ta komplimentojë kolegen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Shkurte Gashi e quan 'nip' Ermal Fejzullahun (Foto)

Ai ka shkruar se ndjehet krenarë kur sheh që këngëtarët kosovarë ecin përprara.

“Jam shumë krenar kur shoh kolegët me të cilët njihem dhe kam miqësi ndër vite t’i shoh të ecin përpara dhe të na zbardhin fytyrën neve dhe vendit tonë….veq përpara”, shrkuan ai. /Telegrafi/