Telegrafi

Ermal Fejzullahu dhe Ariana blejnë shtëpi të re në një nga lagjet më luksoze të kryeqytetit

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Jeta e yjeve të estradës ka qenë dhe vazhdon të jetë vatra e shumë të thënave e të pathënave.

Por, përtej thashethemeve, një lajm interesant e i vërtetë është kryefjala e javës në showbizin vendor.

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, janë bërë me shtëpi të re.

Ata kanë blerë një shtëpi të re në një prej lagjeve të reja më luksoze në vend, Royal Green Residence.

Foto: Royal Green Rezidence/Instagram

Ka qenë vet këngëtari i hitit “Goca nga Tirana”, ai i cili ka publikuar një fotografi të shtëpisë së re të familjes në InstaStory.

Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory

Në këtë mënyrë, çifti i shumëpërfolur i ka dhënë jetës bashkëshortore dhuratën e radhës, duke e gëzuar shtëpinë e re luksoze. /Telegrafi/