Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Thumb” në rubrikën e intervistës me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.
Duke risjellë edhe njëherë ndërmend Ermalin në daljet e tij të para në festival dy gazetaret e kanë pyetur mbi marrëdhënien e tij me ushqimin. Duket se këngëtarit nuk i pëlqejnë shumë pyetjet mbi peshën.
“Unë mundohem të bie nga pesha. Bëj ushtrime dhe fitnes. Askush më shumë se unë nuk ka qejf më shumë për t’u dobësuar”.
“Këtu në Shqipëri sidomos në televizione të thonë shpesh: ‘Ua sa shumë qenke shëndoshur!’. Në perëndim nuk të thonë kështu”, është shprehur këngëtari. /Telegrafi/