Telegrafi

Ermal Fejzullahu bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, të enjten ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Këtë e bëri të ditur përmes publikimit të një fotografie, ku shfaqej në mesin e shumë burrave që e kishin shoqëruar në këtë vizitë.

“Lavdi gjakut të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë të Kosovës”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory

Ermali përndryshe njihet si një prej këngëtarëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Ai sjell vazhdimisht projekte të ndryshme muzikore për fansat, të cilat priten kryesisht mirë nga fansat e tij.

Pa dyshim që i njëjti do të jetë i angazhuar veçanërisht gjatë verës, ku është sezoni i mbrëmjeve muzikore për thuajse të gjithë këngëtarët. /Telegrafi/

Ermal Fejzullahu (Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram)