Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, të enjten ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Këtë e bëri të ditur përmes publikimit të një fotografie, ku shfaqej në mesin e shumë burrave që e kishin shoqëruar në këtë vizitë.
“Lavdi gjakut të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë të Kosovës”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë.
Ermali përndryshe njihet si një prej këngëtarëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.
Ai sjell vazhdimisht projekte të ndryshme muzikore për fansat, të cilat priten kryesisht mirë nga fansat e tij.
Pa dyshim që i njëjti do të jetë i angazhuar veçanërisht gjatë verës, ku është sezoni i mbrëmjeve muzikore për thuajse të gjithë këngëtarët. /Telegrafi/