Site icon Telegrafi

Erling Haaland u prit me duartrokitje në Camp Nou, por në fund të ndeshjes ai bëri një simulim të turpshëm dhe fitoi penallti pa e prekur askush

Barcelona dhe Manchester City kanë zhvilluar një ndeshje miqësore spektakolare.

Pas 90 minutave të zhvilluar rezultati ishte i barabartë 3-3 ku nuk mungoi spektakli në këtë sfidë.

Blerja më e madhe e Manchester Cityt këtë verë ishte norvegjezi Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

E para se të transferohej te City, Haaland ishte një nga objektivat e Barcelonës dhe duket se ai ka pasur pëlqimin e tifozëve katalunas.

Në momentin që Haaland u ngrit për tu nxehur para inkuadrimit në fushë, ka marrë duartrokitje të mëdha nga tifozët e pranishëm në Camp Nou.

Kjo gjë i pëlqeu shumë norvegjezit i cili ia ktheu në të njëjtën mënyrë tifozëve të pranishëm në Camp Nou.

Por Haaland bëri një simulim të turpshëm në fund të ndeshjes, duke fituar një penallti e që Mahrez e shndërroi në gol.

Norvegjezi ishte shumë larg Andreas Christensen dhe u rrëzua, derisa gjyqtari akordoi penallti.

Rrëzimi i Haaland në zonë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi asnjë nga tifozët e futbollit nuk po pajtohet me një penallti të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version