Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland është tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kombëtaren e Norvegjisë.
Sulmuesi më i mirë në botë momentalisht ka shënuar dy gola mbrëmjen e së enjtes, duke çuar numrin në 34 gola në vetëm 36 ndeshje në moshën 24-vjeçare.
Kështu, Haaland ka thyer rekordin e legjendës Jorgen Juves që qëndronte që nga viti i largët 1934.
BREAKING: Erling Haaland has become Norway’s new all-time leading goalscorer with 34 goals in 36 appearances, overtaking Jørgen Juve’s record of 33 goals in 45 appearances set between 1928 and 1937. 🇳🇴 pic.twitter.com/QSWK4kbMde
— City Xtra (@City_Xtra) October 10, 2024
Haaland po shijon kohën e tij në skenën ndërkombëtare, pavarësisht se nuk ka luajtur ende në një turne të madh.
Pas fitores ndaj Sllovenisë dhe rekordit të arritur, Haaland ndau një foto në rrjetet sociale, duke shtuar një emoji të një fëmije.
👶🏼🔜 pic.twitter.com/vD3jBv4mw3
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) October 10, 2024
Ai mund të jetë duke lënë të kuptohet se partnerja e tij Isabel është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
Haaland do të jetë në aksion për Norvegjinë kundër Austrisë të dielën përpara se të kthehet në City për ndeshjet e javës së ardhshme. /Telegrafi/