Erling Haaland mund të fitojë një bonus prej shtatë milionë eurosh nëse ndihmon Manchester Cityn të fitojë tripletën.
Lëvizja e sulmuesit nga Borussia Dortmund verën e kaluar përfshinte një sërë fitimesh të papritura të lidhura me suksesin.
Dhe sezoni i jashtëzakonshëm i kampionëve do të thotë se 22-vjeçari norvegjez do të mbledhë një shumë të majme parash, përveç medaljeve.
Kuptohet se Haaland do të fitojë rreth 1 milion euro për për ngritjen e trofeve të Ligës Premier League dhe Ligës së Kampionëve.
Ai do të merrte 4000,000 euro të tjera nëse City mund rivalin lokal, Manchester United në finalen e FA Cup muajin e ardhshëm.
Çmimet individuale të tilla si Lojtari i Vitit, Lojtari i Vitit të Gazetarëve të Futbollit dhe futja në Ekipin e Vitit të PFA-së sjellin fitime të tjera të mëdha.
Haaland është gjithashtu një rival serioz i fituesit të Kupës së Botës, Lionel Messi për Topin e Artë të këtij viti – që i jepet lojtarit më të mirë në planet – për të cilin të brendshmit e Etihad pretendojnë se vlen edhe 1 milion euro. /Telegrafi/