Erling Haaland ka debutuar me gol në Ligën Premier, duke shënuar po ashtu golin e parë për Manchester Cityn në edicionin 2022/23.
Kampioni në fuqi e nisi mbrojtjen e titullit në ndeshjen si mysafir i West Ham United.
Pas 36-të minutash lojë, erdhi shani i parë për gol për Citizens dhe ata e shfrytëzuan mjaft mirë.
Alphonse Areola e rrëzoi kundërshtarin brenda zonës së rreptësisë dhe gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti.
Nga pika e bardhë, Haaland u tregua i saktë dhe shënoi për 1-0, duke hapur kështu llogarinë e golave në Ligën Premier. /Telegrafi/
Goal Man City ‼️
Erling Haaland scores his first goal for the club 🍿 pic.twitter.com/XgTgRj7b9X
— Babble Sports FC (@BabbleSportsFC) August 7, 2022