Telegrafi

Erkan Petekkaya ndan me fansat një kujtim nga Kosova

Erkan Petekkaya (Foto: Facebook/Instagram/Erkan Petekkaya)

Aktori i popullarizuar turk, Erkan Petekkaya, ndodhet në Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e ka bërë një postim në Instagram, ndërsa në bazë të lokacionit tregon se ndodhet në një nga hotelet e Prishtinës.

Për më shumë, krahas përshkrimit “Kujtim nga Kosova”, ai ka shoqëruar postimin edhe me disa fjalë në shqip: “Ju dëshiroj ditë të mirë”.

48-vjeçari ka luajtur në disa projekte televizive, të cilat janë transmetuar në televizionet tona.

Ndërsa popullaritet më të madh te publiku shqiptar, arriti përmes rolit të Xhihanit (Cihan Gurpinar) në hit serialin televiziv, “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”). /Telegrafi/