Site icon Telegrafi

Erjona Sulemanji me vallëzim sensual në rrjetet sociale

Erjona Sulejmani ka qenë muajt e fundit një ndër femrat më të përfolura shqiptare.

Bukuroshja shqiptare është ndarë prej bashkëshortit me të cilin ka edhe një fëmijë, Blerim Xhemailin.

Por, duket se shkodrania e ka kaluar me lehtësinë më të madhe shkurorëzimin dhe po e shijon çdo moment të të qenit beqaresh.

Së fundi ka qenë edhe mysafire e një emisioni sportiv gjatë tërë kampionit botëror të zhvilluar në shtetin rus, ku Farnca u kurorëzua kampione.

Sot, ajo ka publikuar një video teksa duket shumë joshëse gjersa vallëzon nën ritmet e këngës “I’ma feelings” të Drake.

Në fakt, ajo i është bashkuar trendit të fundit botëror të sfidimit të kërcimit përgjatë ekzekutimit të këngës.

Ndryshe, Sulejmani është duke punuar në projekte të reja modës që do t’i bëjë të ditura gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version