Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave.
Ajo kishte thënë publikisht se ai ishte i dobët në shtrat, duke cituar si një nga arsyet e ndarjes.
Ndërkohë, ¬çifti kanë së bashku një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Luan.
Erjona ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kampionatit Botëror 2018, që po zhvillohet këtë muaj në Rusi.
Ajo është përzgjedhur si “nëna më tërheqëse e Botërorit”, teksa ka marrë qindra mesazhe nga fansat e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një bisedë të shkurtër të sajën me një fanse egjiptiane, e cila i shkruante se femrat në Egjipt janë të frymëzuara dhe dëshirojnë të bëhen si ajo.
“Faleminderit të gjithë fansave të mi egjiptianë që më kanë zgjedhur ‘nënën më të bukur të Kupës Botërore'”, ka shkruar Sulejmani në InstaStory. /Telegrafi/