Telegrafi

Erjona Sulejmani: Xhemailin e lashë unë dhe për këtë jam krenare

Erjona Sulejmani para pak muajsh i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Blerim Xhemailin.

Modelja shqiptare dhe mesfushori që aktivizohet në radhët e Kombëtares Zviceriane kanë një djalë të vogël që quhet Luan. Çifti që deri në verë ishin tejet të lumtur së bashku vendosen papritmas t’i jepnin fund martesës së tyre dy-vjeçare.

Pas lajmeve të shumta që janë publikuar në portalet e huaja dhe vendase për ndarjen e çiftit ka ardhur edhe reagimi i modeles.

Në një postim të bërë në “Instagram” Erjona sqaron edhe njëherë marrëdhënien me Xhemailin ndërsa thekson që e ka lënë ajo dhe për këtë ndihet krenare.

“Burri im nuk ma ka hequr mbiemrin dhe nuk është një ish. Përpara e të kritikoni duhet që të mbushni boshllëqet e injorancës sidomos ato të gjykimit. Sido që të jetë, burrin time e lashë unë. Me kurajën dhe dinjitetin që shuam gra nuk kanë, të cilat pranojnë përfitimet që të jep pasuria në dëm të poshtërimit dhe të dhunës psikologjike”, shkruan ajo.

Ndërkaq më tutje ka pohuar se femrat martohen me futbollistët shkaku i parave.

“Shumë herë ato lidhen apo martohen me futbollistë të njohur, thjesht dhe vetëm që edhe ato të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani është padyshim qyteti i eskortave”, përfundoi rrëfimin e saj Erjona Sulejmani.