Telegrafi

Erjona Sulejmani thotë se nuk ishte tradhtia arsyeja që e ndau nga Blerim Xhemaili, por nuk do të kthehej më kurrë me të

Erjona Sulejmani (Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani iu përgjigj disa pyetjeve në rrjetet sociale dhe shpjegoi se martesa e saj nuk mbaroi për shkak të çështjeve të tradhtisë.

Erjona Sulejmani është ish-gruaja e Blerim Xhemailit (mesfushori i Bolonjës) dhe është shumë e njohur në rrjetet sociale.

Ajo thotë se është një përkrahëse e Interit dhe se do të jetë prezente tribunat e “San Siros” për ndeshjen e 6 tetorit në mes Interit dhe Juventusit.

Erjona Sulejmani (Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

Erjona iu përgjigj gjithashtu edhe atyre që bënë pyetje në lidhje me historinë e mbaruar të saj dhe Blerimit.

Një nga fansat pyeti nëse ishte “tradhtia” ajo që çoi në ndarjen e çiftit, dhe Sulejmani u përgjigj duke shkruar: “Jo, kjo nuk ishte arsyeja”.

Foto: Erjona Sulejmani/InstaStory

Dhe atyre që e pyetën se nëse do të kthehej ndonjëherë me ish-burrin e saj, ajo u përgjigj duke thënë: “Është një pyetje që ma bëjnë gjithmonë, unë përgjigjem një herë e përgjithmonë: Nuk më pëlqen të jem një shkelëse e përsëritur në jetën time. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”. /Telegrafi/

Foto: Erjona Sulejmani/InstaStory