Telegrafi

Erjona Sulejmani reagon ndaj thashethemeve se ‘Ronaldos nuk do i rezistonte’, paralajmëron padi për shpifje

Erjona Sulejmani (Foto: Instagram)

Modelja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Itali, Erjona Sulejmani, vazhdon të jetë shumë e komentuar në faqet rozë.

Ajo së fundmi ka qenë pre e disa thashethemeve, ku thuhet se ka bërë një deklaratë për Cristiano Ronaldon, duke shtuar se ‘ai është i vetmi mashkull që nuk do i rezistonte’.

Bukuroshja ka reaguar ndaj këtyre aludimeve përmes një postimi të ndarë në llogarinë personale, Instagram.

Erjona Sulejmani (Foto: Instagram)

Ky është reagimi i plotë i Sulejmanit (pa ndërhyrje):

“Një profesionist i vërtetë duhet të informohet para se të shkruajë gjëra kaq të forta dhe false. Para se të shpifë, një person duhet të vendosë dorën në ndërgjegjen e tij.

Nuk mund të përdorni njerëz dhe jetën e tyre private për të marrë më shumë pëlqime ose shikime në rrjetet sociale. Para jush keni një grua, një nënë… Jam lodhur çdo javë duke lexuar lajme të rreme për jetën time private.

Do t’iu sugjeroja që të vini dorë në ndërgjegjen tuaj dhe të mos shkruani më asnjë rresht që dëmton imazhin, moralin dhe principet e mia, përndryshe do të jem e detyruar t’i drejtohem rrugëve ligjore për çdo lloj shpifjeje ndaj meje”.

Erjona ndërkaq vite më parë ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë. /Telegrafi/