Modelja e njohur shqiptare që po bën karrierë në Itali, Erjona Sulejmani, po arrin që gjithmonë e më tepër të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja.
Ajo së fundmi, ka pozuar për revistën e famshme “GQ”, në filialin e saj në Itali.
Ish-bashkëshortja e futbollistit, Blerim Xhemaili, që ka bërë bujë me deklaratat e saj, ka realizuar një set fotografik mjaft provokues së fundmi në brigjet e bregdetit spanjoll.
Dhe mesa duket, në kopertinën kryesore, ajo do të shfaqet ‘topless’, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga ky fotosesion, ku shfaqet mjaft provokuese, teksa mban gjoksin me duar.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive të trupit, edhe pse është nënë e një djali. /Telegrafi/