Telegrafi

Erjona Sulejmani me poza joshëse në pishinë

Erjona Sulejmani është një ndër femrat më të përfolura në rubrikat rozë shqiptare.

Bukuroshja shqiptare muajt e fundit u përfol për jetën private pasi që u shkurorëzua me bashkëshortin, futbollistin Blerim Xhemaili.

Kjo ka bërë që ish-Miss Shqipëria të fitoj edhe më tepër liri dhe të sjell fotografi mjaft provokuese në rrjetet sociale.

Ajo shihet në imazhet e publikuara në llogarinë personale në Instagram në bikini gnjyra të ndryshme.

Erjona ka marrë edhe komente pozitive për linjat seksi trupore edhe pse ka sjell para dy vjetëve në jetë djalin, Luanin.

Lexo po ashtu Ish-gruaja e thumbon Xhemailin, Erjona flet edhe për Xhakën

Ndryshe, ajo është duke punuar në disa projekte të ndryshme të modës që do t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/