Erjona Sulejmani shoqëroi çdo mbrëmje të Kampionatit Botëror, të gjithë sportdashësit me komentet e saj për ndeshjet, krahas Florian Binajt dhe Hygerta Sakos në emisionin “Magjia 21”.
Pas kësaj eksperience të suksesshme në televizionin shqiptar, modelen shqiptare e pret një sfidë akoma më e madhe.
Bukuroshja shkodrane do të jetë pjesë në sezonin e ri televiziv e televizionit italian, pas ofertës për t’iu bashkuar stafit të emisionit “Temptation Island Vip”, që do të prezantohet nga Simona Ventura në “Canale 5”.
Erjona Sulejmani u bë e njohur në botën e sportit, pasi ndiqte nga afër ndeshjet e ish-bashkëshortit të saj Blerim Xhemaili, shkruan iconstyle.
Në vitin 2017, futbollisti i kombëtares zvicerane, por me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili dhe modelja Erjona Sulejmani, i dhanë fund martesës 2-vjeçare.
Erjona gjithashtu ka sjellë një libër të titulluar “Gratë e Futbollistëve”, ku rrëfen sekrete nga dhomat e zhveshjeve të shumë klubeve si dhe marrëdhëniet e futbollistëve me bashkëshortet e tyre.