Erjon Kastrati ka fituar edhe një trofe në shtetin slloven.
Reprezentuesi i Kosovës ka fituar Superkupën e basketbollit të Sllovenisë me K.K. Olimpijan.
Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë 94-76 kundër skuadrës së Krkas.
Prizrenasi ishte njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadra duke realizuar 14 pikë dhe kishte katër kërcime.
Ndryshe, basketbollistin do ta shohim me fanellën e Kosovës në kualifikimet për kampionatin e Botës. /Telegrafi/