Kosova të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Bratislavë të Sllovakisë.
Ekipit të Kosovës i është bashkuar edhe Erjon Kastrati, i cili me sukses aktivizohet në Koper Primorska në Slloveni.
Kastrati gjithmonë ka dhënë maksimumin për Dardanët dhe me kënaqësi ka pritur ftesën nga Christos Marmarionos, për dy takimet ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 Nëntor.
Këto dy takime zhvillohen në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Dardanët janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova në muajin shkurt të këtij viti mundi në Prishtinë, Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80-84.