Erjola Doçi ka qenë një banore tejet e pikasur gjatë këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP Albania, ndonëse nuk ishte në mesin e pesë finalistëve.
Pas përfundimit të spektaklit, moderatorja e njohur ka nisur pushimet në Turqi.
E kjo është parë prej postimeve të shumta që ish-banorja e BBVA-s ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.
Erjola ka publikuar disa fotografi ku pozonte në bikini me ngjyrë të zezë, derisa vinte në pah linjat e saj të përkryera.
Ajo dukej tejet provokuese në imazhet e po ashtu edhe videot e publikuara në Instagram. /Telegrafi/