Ministri i mbrojtjes së Sllovenisë, Karl Erjavec i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni tha se “isha dëshmitar i ngjarjeve të samitit të vitit 2008 në Bukuresht. Unë jam i kënaqur se Maqedonia, e cila ishte paralizuar që një çerek shekulli më në fund arriti të dal nga ky labirint. Ju arritët ta tejkaloni zhgënjimin dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe të hapni një kapitull të ri në historinë e vendit tuaj. Në Ballkan kjo është më shumë një përjashtim sesa një rregull”.
Karl Erjavec këto i tha gjatë debatit në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky vend në vetëm dy vjet ka përparuar shumë shpejt duke u bërë shembull për të gjithë rajonin. Falënderoi guximin tuaj, jo vetëm udhëheqësit tuaj politikë, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët në referendum me një shumicë dërrmuese vendosën për të jetuar në të ardhme euroatlantike, për të hequr barrën e së kaluarës dhe të ktheni një faqe të re në historinë e vendit tuaj. Sllovenia vazhdon të jetë një mik i madh i Maqedonisë, ndërsa anëtarësimi në NATO ka potencial të madh për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, tha ministri Erjavec ka shprehur kënaqësinë që Ambasada e Sllovenisë do të jetë kontakt ambasada e fundit për Maqedoninë para anëtarësimit të plotë në Aleancë.
Me anëtarësimin në NATO, Sllovenia, e cila shënon 15 vjetorin e pranimit të saj në mars, fitoi shumë, tha ai, u bë pjesë e kornizës së sigurisë të vendeve më demokratike dhe të zhvilluara, përforcoi pozitën e vendit në mjedisin ndërkombëtar dhe krijoi një mjedis më të qëndrueshëm ekonomik./Telegrafi/