Mesfushori Eris Abedini është i lumtur që pati mundësinë të luajë edhe në përfaqësuesen A të Kosovës.
Ai pret të ftohet edhe në të ardhmen, ndërsa në të shkuarën ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Kosovës U21.
Abedini luajti gjithë ndeshjen ndaj Armenisë në barazimin 2-2 në “Fadil Vokrri”.
“E kam pritur këtë ditë dhe jam shumë i lumtur për këtë ndeshje. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kosovës”.
“Shpresoj të luaj fillimisht shumë në klubin tim e më pas të kem rastin të luaj edhe për Kosovën”.
“Në Spanjë kisha një vit kontratë, por pata një lëndim në gju dhe më pas nuk deshëm të vazhdojmë. U ktheva në Zvicër për të rikthyer karrierën”, ka thënë Abedini. /Telegrafi/