Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet për natyrën e tij të lirshme, oratorinë dhe përgjigjet pa siklet.
Ai ishte i ftuari i parë i emisionit “Why not”, ku në një intervistë me Roza Latin, iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me seksin.
“A të del koha të bësh seks?”, e pyeti moderatorja Veliajn, duke bërë që kryebashkiaku të mos stepet aspak në përgjigje.
“Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim kushdo i bën të gjitha”.
“Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund”.
“Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy”, citon noa.al fjalët e tij.
Veliaj ka theksuar se po të ketë një shfrytëzim më të mirë të kohës, të gjithë mund të jemi më të dobishëm.
https://youtu.be/p7pbXvDI_gY?t=486