Site icon Telegrafi

Erion Veliaj rrëfen se kur vendosi të martohej me Ajolën

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj (Foto: Instagram/ErionVeliaj)

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj prej vitesh janë një nga çiftet më simpatikë shqiptarë që kanë tërhequr përherë vëmendjen me jetën e tyre private.

Siç dihet muaj më parë ata u bënë për herë të parë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Kajan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ajola Xoxa

Mbrëmjen e të shtunës, Erioni ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe ndër të tjera ka treguar dhe se kur ka kuptuar që Ajola është personi i duhur për t’u martuar.

“Nuk e di si është për femrat, por për një mashkull, pyetja sekrete që i bën vetes te koka e vet është: A mund të jetë kjo goca nëna e çunit tim? Nëse përgjigjja është po, është e duhura”.

“Kur i bëra këtë pyetje vetes, thashë: Po, një ditë Ajola mund të jetë mami i çunit tim dhe sot që është prej vërteti më rezulton që kisha të drejtë”, ka thënë Veliaj, citon xing.al.

Exit mobile version