Site icon Telegrafi

Erion Veliaj: Projeksionet tona janë më shumë se 72 deputetë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh plot entuziazëm në paraqitjen para qytetarëve të kryeqytetit pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Ka qenë një ditë e bukur, një ditë e mirë, një ditë frytdhënëse për të gjithë”, tha Veliaj.

Kryetari i Tiranës përmendi edhe sondazhet dhe Exit Poll-et, që e nxjerrin fitues të zgjedhjeve, të cilat i krahason me projeksionet e Partisë Socialiste.

“Sondazhet dhe Exit Poll-et projeksionojnë që kemi 71 mandate, kurse projeksionet tona na japin më shumë se 72 mandate”.

Gjithsesi ai ka thënë se nga qytetarët pret durim deri në numërimin përfundimtar të votave, duke thirrur që të gjithë të jenë të qetë deri sa ky proces të përfundojë.

“Falënderoj të gjithë që punuan shumë në këtë ditë, nga komisionerët e deri te patronazhistët”.

Ai kërkoi që edhe votat e kundërshtarëve dhe të partive që nuk kanë komisionerë të numërohen më shumë kujdes, secila prej tyre.

Veliaj tha që në PS janë të gatshëm t’iu shtrijnë dorën e bashkëpunimit të gjithë kundërshtarëve politik.

“Nesër kemi mundësi që t’i falënderojmë të gjithë për këtë proces të jashtëzakonshëm, duke qenë të gatshëm që të shtrijmë dorën e bashkëpunimit edhe për kundërshtarët tonë”.

Exit mobile version