Telegrafi

Erion Veliaj planifikon fëmijë, preferon vajzë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë një ndër çiftet shqiptare më të komentuara.

Kohët e fundit duket sikur fansat e tyre i shqetëson ideja se përse çifti i njohur nuk po bëhen prindër, duke marrë parasysh që kanë shumë kohë së bashku dhe për më tepër që dashuria e tyre është kurorëzuar edhe me martesë.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Erioni është pyetur nga fëmijët se çfarë do të dëshironte që të kishte, një vajzë apo një djalë.

“Shpresoj shumë që këtë vit të bëjmë një fëmijë duke qenë se edhe teta Ajola ka përfunduar doktoraturën dhe duam me të vërtetë një fëmijë”.

“Unë me thënë të drejtën dua më shumë një vajzë”, u përgjigj Erioni.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara.

Ata shpesh janë konsideruar edhe si çifti shembull i skenës publike.