I pari i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Thaçit president, kurse i pari i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti ende po hamendësohet.
Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por derisa i pari i saj, Shpend Ahmeti, ende nuk ka qenë në gjendje të vendos nëse do të marrë apo jo pjesë në inaugurimin e Thaçit, Telegrafi mëson se i pari i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Pjesëmarrjen nga Shqipëria e kanë konfirmuar presidenti Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ministra e politikanë të tjerë të subjekteve politike në Shqipëri. /Telegrafi/