Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij ka siguruar vetëm 5.79 për qind të votave.
Thënë ndryshe, Veliaj ka siguruar 152,230 vota në 30 qershor, shifër që është 8,002 vota më e ulët se ato që fitoi në zgjedhjet lokale të 2015-së.
Katër vite më parë, Partia Socialiste ishte në koalicion së bashku me LSI-në dhe PDIU-në, votat e të cilave shkuan për Erion Veliajn.
Për socialistët, kjo diferencë e vogël e votave në Tiranë në katër vite, tregon që Erion Veliaj ka rikuperuar i vetëm edhe votat e dy ish-partnerëve në koalicion, të cilët në 30 qershor nuk u bënë pjesë e garës. /TCH/