Site icon Telegrafi

Erion Veliaj i dhuron Anwar Hadidit fanellën e personalizuar të KF Tirana si dhe xhubletën tradicinale

Foto: Erion Veliaj/Facebook

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, të premten ka vizituar Tiranën.

Ndonëse një vizitë zyrtare e saj nuk ishte paralajmëruar, 25-vjeçarja e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dhe familja e saj, janë gjendur befasishëm në Tiranë.

Teksa ka pranuar disa dhurata në shenjë mirënjohje nga kryebashkiaku, anash nuk ngeli as i dashuri i saj, vëllai i vogël i super modeleve motra, Gigi dhe Bella Hadid.

Foto: Erion Veliaj/Facebook

Veliaj i ka dhuruar atij një fanellë të personalizuar të klubit KF Tirana, me mbiemrin Hadid në pjesën e pasme me numrin 11.

Lexo po ashtu Edi Rama pret në takim Dua Lipën në Tiranë: Çfarë çike

Kryetari gjithashtu i ka dhënë të dashurit të këngëtares shqiptare edhe xhubletën tradicionale, që njihet si një nga elementet më unifikuese të veshjeve me motive kombëtare.

Foto: Erion Veliaj/Facebook

Një dhuratë ngjashme, Erion Veliaj ia ka dhënë edhe të ëmës së këngëtares, Anesa Lipës, si dhe vet Duas. /Telegrafi/

Exit mobile version