Site icon Telegrafi

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër të një djali

Erion Veliaj (Foto: Getty Images)

Erion Veliaj është shfaqur si turist në Jalë në këto ditë të nxehta të korrikut dhe ndalesa e tij ishte në emisionin “Pushime on Top”.

Aty ka rrëfyer plot emocione pritjen e ëmbël të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Për herë të parë, ai ka treguar se ata do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali, transmeton TCH.

“Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin dhe ishte shumë qejf. U lumturova jashtë mase kur e mësova që do bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë”.

Lexo po ashtu Lajmet për Erion Veliajn

“Ajola donte gocë, unë doja çun, por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun sepse tani e ka radhën një gocë”, është shprehur Veliaj.

“Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun të vogël, një Lali të vogël më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë, familja mbetet gjithmonë”, ka shtuar ai.

Kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se në të ardhmen do të kalojë më shumë kohë me familjen.

Exit mobile version