Telegrafi

Eriksson zgjedh Notts Countyn para Suedisë

Eriksson ka qenë një prej shumë emrave të lidhur me këtë post pas largimit të Lars Lagerback nëntë ditë më parë.

“Javën e kaluar kemi pasur kontakte me ‘Svennis’, i cili është një prej njerëzve që menduam se mund të ishte i qëlluar për detyrën e trajnerit të kombëtares”.

“Kemi pasur diskutime me të, por ai ka vendosur të plotësojë kontratën e tij me Notts County, dhe nuk ka mundësi që ai të merr nën drejtim kombëtaren për momentin”, ka thënë kryetari i Federatës Suedeze të Futbollit, Lars-Ake Lagrell.

Suedia, e cila ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë, të cilën e mposhti me rezultat 4-1 në takimin e fundit kualifikues për Botërorin 2010, ka mbetur jashtë kësaj ngjarje, me Danimarkën dhe Portugalinë që kanë marrë dy pozitat e para kualifikuese. /Telegrafi/