Telegrafi

Eriksson përzgjedhës i Bregut të Fildishtë?

Daily Mail shkruan se Jacques Anouma, presidenti i Federatës së Futbollit të vendit afrikan, është në Paris për të mbyllur negociatat me suedezin, i cili ishte opsioni i parë pasi Guus Hiddink refuzoi ofertën.

Eriksson, 62-vjeçar, është duke menduar një kontratë afat-shkurte para se t’i kthehet menaxhimit të ndonjë klubi pas Afrikës së Jugut 2010./Telegrafi/