Telegrafi

Eriksson përjashton mundësinë të drejtojë BF

Suedezi dje ishte në Loftus Road për të parë nga afër Korenë e Veriut derisa mposhti me rezultat 2-0 Bregun e Fildishtë në miqësoren para Kupës Botërore.

Por Eriksson ka mohuar raportet se ai do të dalë në fushë për të drejtuar Didier Drogban dhe bashkëlojtarët e tij për në Afrika e Jugut 2010, me Guus Hiddink që pritet të marrë këtë detyrë.

“Jo, jo, kjo punë nuk ka të bëjë asgjë me mua”, ka thënë Eriksson./Telegrafi/